Tomas Strakosha është një futbollist i rëndësishëm për Lacion. Tregues për këtë janë sezonet e fundit dhe rritja që ka pësuar portieri i Kombëtares shqiptare, paralelisht edhe me objektivat e ekipit së fundmi. Teksa me arritjen në grupet e Championsit, bardhekaltrit arritën një objektiv të rëndësishëm sportiv dhe me të ardhura të kënaqshme për arkat e klubit. “Corriere dello Sport”, së fundmi ka qetësuar gjithçka në kampion bardhekaltër.
Media e rëndësishme italiane ka bërë me dije se trajneri Inzagi do ta planifikojë portierin shqiptar në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë, që të jetë mes katërkëndorit të bardhekaltërve. Kësisoj, sipas këtij burimi, Strakosha do të humbasë përballjen e radhës në Derbi, ndaj Romës më 15 janar. Mirëpo, pritet që gjashtë ditë më vonë, në ndeshjen kundër Parmës në Kupën e Italisë, gardiani kuqezi të jetë mes katërkëndorit si titullar.
Këto të dhëna, vijnë nga një media prestigjioze italiane pasi një ditë më parë në portale të ndryshme në Romë, qarkulloi lajmi se mes portierit kuqezi dhe trajnerit ka pasur një përplasje verbale ku Strakosha ka hedhur dorezat dhe ka lënë stërvitjen sapo ka parë që Inzagi nuk e ka llogaritur si titullar në ndeshjen ndaj Fiorentinës.