Nuk ka hapësirë për panik prej virusit korona, që nesër fillojnë masat parandaluese

Shkup, 26 janar – Hapësirë për panik nga virusi korona në vend nuk ekziston, por do të ndërmerren masa parandaluese dhe që nesër do të skanohen me kamerë terminale pasagjerët e fluturimeve nga Stambolli dhe Dubai, të cilët kanë lidhje me rajonin në Kinë ku është vatra e këtij virusi.

Ky është konstatimi i Komisionit për sëmundje infektuese, që sot e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Komisioni për sëmundje infektuese, me rastin e rekomandimeve të reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përhapjen e virusit korona, i cili tashmë epiqendrën e ka në Vuhan konstatoi se nuk ka hapësirë për panik. Ne nuk kemi komunikim të drejtpërdrejtë dhe fluturime të drejtpërdrejta me këtë rajon, kjo do të thotë se njerëzit të cilët eventualisht do të vinin nga atje do të jenë të skanuar disa herë në aeroportet e tjera. Ne do të ndërmarrim masa parandalimi dhe që nesër për fluturime nga Stambolli dhe Dubai, të cilët kanë lidhje me këtë rajon në Kinë, pasagjerët do të skanohen me kamerë termale”, deklaroi ministri.

Potencoi se aeroporti ynë në pajtim me vlerësimet e fundit është vlerësuar me nivelin më të lartë dhe se i kënaq standardet më të larta të detektimit, njohjen e hershme dhe izolimin e hershëm nëse tek pacientët e infektuar potencial gjendet simptoma të tilla.

Në aeroport do të aktivizohen edhe ekipe mjekësore të cilët do të bëjnë kontroll.

Për personat, pacientë potencial, që vijnë nga Kina nga rajoni Vuhan, ndërsa tek të cilët mund të paraqiten simptoma, ministri paralajmëroi se që nesër do të publikohen numri i telefonit në të cilin mund të paraqiten që të munden më tej të orientohen se ku mund të paraqiten në sistemin tonë shëndetësor, që të mos lajmërohen tek mjekët amë dhe në ambulanca me qëllim që nëse ekziston virusi, të mos përhapet. Të gjithë pacientët e tjerë të cilët kanë simptoma të gripit do ta ndjekin procesin normal të mjekut amë drejt Klinikës infektive.

“Bëhet fjalë për virus i cili jep simptoma shumë të ngjashme me gripin. Mund të kalojë me formë të lehtë e të mesme, por edhe me forma të rënda siç shkakton vdekjen tek pacientët e prekur prej këtij virusi. Potencoj se ata janë pacientë të cilët janë më të vjetër me imunitet të zvogëluar dhe pacientë të cilët kanë sëmundje kronike”, deklaroi ministri, i cili potencon se lidhur me arritjen e virusit përmes mallrave epidemiologët vlerësojnë se praktikisht kjo është e pamundur.

Doktor Zharko Karaxhoski, anëtar i Komisionit, sqaroi se tek ata që do të tregohet dyshim në temperaturë më të lartë do të kenë trajtim të veçantë, gjegjësisht ekipi i aeroportit do t’i intervistojë në veshje mbrojtëse nëse vijnë nga Vuhani apo rrethina dhe nëse dëshmohet se kanë çfarëdo simptomatologjie do të vihen në izolim. Ata që nuk kanë simptomatologji do të udhëzohen për në shtëpi, por do t’u jepet numër telefoni dhe nëse ka çfarëdo rritjeje të simptomatologjisë me sëmundje respiratore të paraqiten.

Doktor Zharko Karaxhoski siguron se shërbimi epidemiologjik është vënë në shërbim të plotë, Klinika Infektive me të gjitha kapacitetet e veta mund t’i përgjigjet sfidave aktuale.

Më e rëndësishmja sipas tij, është se për momentin nuk ka nevojë për panik. Theksoi se për momentin nuk ka vaksinë dhe se këtë më së miri duhet ta dijë popullata dhe se më i rëndësishëm për t’u mbrojtur prej këtij virusi është parandalimi. (koha.mk)