Kumanovë, 11 dhjetor – Nuk ka grevë të personave të dënuar në burgun e Kumanovës, informoi sot, drejtori i këtij institucioni, Marjan Spasovski.
As të dënuarit në burgun Kshanje, e as të dënuarit në repartin e hapur të Kriva Pallankës nuk po grevojnë, e as refuzojnë të ushqehen, shtoi Spasovski.
Ai thotë se po funksionohet rregullisht në burg, si dhe se nuk ka kurrfarë indikacionesh se do të protestojnë personat e dënuar.
Rreth qindra persona ka në burgun e Kshanjes dhe në repartin e hapur në Kriva Pallankë.
Në disa burgje të Maqedonisë, të burgosurit grevojnë ose refuzojnë ushqimin, duke kërkuar që të amnistohen dhe të përfshihen në procesin e pajtimit, që ishte refuzuar me shpjegimin se amnisti të përgjithshme së shpejti nuk do të ketë, se tashmë është sjellë ligj dhe se në praktikat e shteteve evropiane është që të sjell ligj të tillë në disa vite.