Derby della Madonnina i parë i sezonit 2016/17 mes Milanit dhe Interit përfundoi në paqe më rezultat 2-2. Neroazzurrët ishim më të mirë në këtë takim, por shpëtuan në fund nga humbja. Derbi filloi me rastin e Ivan Peric në minutën e 15-të, por Gianluigi Donnarumma nuk u befasua. Kroati kishte një tjetër rast të mirë edhe në minutën e 24. Goli i parë në takim erdhi nga Suso në minutën e 43-të. Spanjolli me një goditje mjeshtërore mposhti Samir Handanovic dhe me rezultatin 1-0 skuadrat shkuan në pushim. Mysafirët barazuan po ashtu me një gol të bukur në minutën e 53-të, autor i të cilit ishte Antonio Candreva. Por, vendasit rikthyen epërsinë vetëm pas pesë minutash prapë me anë të Susos, por këtë herë spanjolli shënoi pas disa lëvizjesh të bukura në zonën e rreptësisë. Në minutën e 67-të Perisic kishte një tjetër rast të mirë, por centimetrat shpëtuan portën e Donnarummas. Interi sulmoi deri në fund dhe kjo iu shpagua pasi në minutat shtesë të takimit shënoi Ivan Perisic, Pas kësaj fitore Milani vazhdon në vendin e tretë me 26 pikë, kurse Interi ngjitet në pozitën e nëntë me 18 pikë.