Tani nuk ka më asnjë dyshim, Jahmir Hyka do të transferohet në futbollin amerikan. Tashmë lajmi konfirmohet nga MLS, e cila është liga e futbollit profesionist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ESPN, një burim i sigurt në MLS ka konfirmuar se klubi i San Hoze Urthkuejks ka gjetur parimisht akordin për blerjen e kartonit të Jahmir Hykës. Po sipas këtij burimi, mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë do të përfitojë rreth 500 mijë dollarë në vit, por edhe skuadra e Lucernës do të përfitojë nga ky transferim, edhe pse shuma nuk është bërë e ditur nga klubet.