Shkup, 30 nëntor – Ndriçimi publik përreth shkollës së mesme të mjekësisë “Dr Pançe Karagjozov”, pas kompleksit të klinikave, tashmë një kohë të gjatë nuk funksionon. Për këtë problem kanë reaguar prindërit e fëmijëve të kësaj shkolle. Për problem ankohen nxënësit e nderimit të dyte, të cilët janë të obliguar të ecin nëpër errësirë gjatë pushimit dhe kur kthehen prej shkolle për në shtëpi. Qyteti i Shkupit nuk ka komentuar për mungesën e dritave duke na orientuar tek Komuna Qendër, shkruan Nova Makedonija, transmeton KOHA.