Shkup, 14 qershor – Në Berlin më nuk ka dilema rreth progresit të Maqedonisë drejt BE-së. Gjithnjë e më e sigurt është se Shqipëria, për shkak të krizës politike, do të bie nga paketa, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Siç publikoi sot Dojçe vele në gjuhën maqedonase edhe krahas kritikave të CDU-së konservative, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas edhe më tej angazhohet për hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Më pas ai thekson se vendimi në këtë temë nuk do të sillet në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së javën e ardhshme.
“Dëshirojmë të hapen negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi politikani nga radhët e socialdemokratëve gjermanë të enjten.
Duke e pasur parasysh rezistencën e Francës ndaj një hapi të tillë, Mas thotë se mundet edhe më vonë të ndodhë kur të hapet mundësia të binden edhe shtetet skeptike.
Zëvendësshefi i grupit të deputetëve të CDU-së në Bundestag, Johan Vadeful thotë se pavarësisht qëndrimeve të tilla, Parlamenti madje në fund të shtatorit do t’i japë dritë të gjelbër Qeverisë.
Ai shpreh dyshim nëse Shqipëria, duke i pasur parasysh gjendjet e brendshme politike, me të vërtetë është e përgatitur për fillimin e negociatave. Mas, nga ana tjetër, e thekson mendimin pozitiv të Komisionit Evropian.
Parlamenti holandez të mërkurën u prononcua për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, por jo edhe me Shqipërinë. Vendimin përfundimtar, BE do ta sjellë në tetor.
Kancelarja, Angela Merkel të enjten u takua me kryeministrin Zoran Zaev në Berlin. Prononcimi pozitiv për këtë vend në Qeverinë gjermane është i pakontestueshëm, pasi Qeveria në Shkup e zgjodhi kontestin dekadësh me Greqinë dhe pranoi ndryshimin e emrit të shtetit, shkruan agjencia DPA.