Shërbimet gjermane të zbulimit nuk gjetën dëshmi se Rusia zhvillon fushatë për dezinformim kundër Qeverisë gjermane, shkruan gazeta gjermane “Zidojçe Cajtung”. Sipas shkrimeve të gazetës, ky është konkluzion deri te i cili kanë arritur ekspertët e Shërbimit federal për zbulim (BND) dhe shërbimi për kundërzbulim (BfV) pas hetimit, i cili zgjati pothuaj një vit. “Nuk gjetëm dëshmi”, deklaroi një burim i Qeverisë gjermane për “Zidojçe Cajtung”. Hetimi është zhvilluar sipas instruksioneve të Qeverisë gjermane. Kabineti i kancelares megjithatë u urdhëroi shërbimeve sekrete të vazhdojnë me hetimin me qëllim që të zbulohet tentimi potencial të ndikohet ndaj situatës politike në Gjermani.