Mbrojtësi i talentuar francez Todibo ishte një nga synimet e dyshes Boban-Maldini për merkaton e Milanit gjatë janarit, por duket se trajneri Pioli do të duhet të mjaftohet vetëm me danezin Simon Kjaer.
Kjo pasi drejtuesit kuqezinj nuk pranuan kushtin e francezit për një huazim të thjeshtë, duke qenë se Todibo kërkonte të luante vetëm 6 muaj në Milano, për t’u rikthyer sërish më pas te Barcelona.
Këtë kërkesë të Todibo duket se e ka pranuar Schalke 04 dhe sipas mediave spanjolle, mbrojtësi francez pritet të kryejë vizitat mjekësore këto ditë në klubin gjerman, për të kaluar atje 6 muajt e ardhshëm të sezonit.