Kampionati i Kosovës në basketboll mund të ngec në zhvillim shkaku i mundësisë që gjyqtarët të hyjnë në grevë. Ata nuk janë paguar për disa muaj të vitit të kaluar dhe kanë kërkuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës që t’i shlyej obligimet ndaj tyre, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
FBK po mundohet të gjej mundësi t’ua kryej pagesat referëve, të cilët janë të vendosur që të mos referojnë pa u shlyer i gjithë borxhi ndaj tyre. Madje, kërkojnë edhe rritje të pagesave.
Nëse borxhet ndaj gjyqtarëve nuk kryhen brenda këtij muaji atëherë situata mund të përkeqësohet seriozisht në basketbollin kosovar.