Komisioni i Venecias miratoi sot opinionin përfundimtar lidhur me vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anulluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve.
Komisioni thekson se ndonëse Presidenti mund të ketë vepruar përtej kompetencave kushtetuese, veprimet e tij mund të mos justifikojnë shkarkimin.