“Nuk jam penduar që kam firmosur për Ferrarin”

28

Sezonin tjetër te Ferrari do të vijë spanjolli Carlos Sainz, që do të zërë vendin e Sebastian Vettel. Sainz do të largohet nga McLaren, ku po bën një paraqitje të mirë për të nisur një aventurë të ëvshtirë te “kokëkuqja”, që nuk po kalon një moment pozitiv.

Në një intervistë për “Il Mundo Deportivo”, Sainz tha: “Shpresoj që Ferrari të bëjë një punë të mirë dhe vitin tjetër të kemi një makinë kompetitive. Nëse jo, Ferrari mbetet gjithnjë një Ferrari. Është njësoj si Real Madrid, që edhe nëse nuk është në një sezon pozitiv sërish e ndjekin të gjithë, pasi mbetet Real Madrid”.

Më tej, spanjolli shtoi: “Shkoj te Ferrari me qëllimin për të fituar, pasi garoj për një skuadër legjendare. Të pilotosh këtë makinë është ëndrra e çdo piloti, shumë prej të cilëve nuk e kanë realizuar atë. Ndaj nuk jam penduar për këtë zgjedhje dhe nuk dyshoj për zgjedhjen që kam bërë”.

Comments are closed.