“Kritikat, akuzat?! Nuk e di, njerëzit duan të minojnë tokën mbi të cilën eci, por nuk duam bie në grackën e tyre. Kam ardhur në Rusi për të luajtur ashtu si di dhe ta ndihmojë Brazilin të fitojë Kupën e Botës, gjërat e tjera nuk më interesojnë. Unë luaj futbollin tim”, në këtë mënyrë, Nejmar ka dashur të shuajë të gjitha polemikat e lindura rreth tij, pas episodit buzë fushës në ndeshjen kundër Meksikës, ku në mesin e pjesës së dytë, sulmuesi reagoi duke “aktruar” për një kontakti minimal me kundërshtarin Layun. Gjyqtari Roki ishte shumë pranë episodit dhe nuk mori asnjë masë për meksikanin, teksa të gjithë akuzuan brazilianin për sjelljen e tij. “E kuptoj se jo të gjithë më duan”, deklaroi Nejmar.