Ka përlotur çdokënd që ka lexuar historinë e vogëlushes 4 vjeçare Paige. Ajo u thoshte të gjithëve se do të mbante lulet gjatë dasmës së dy prindërve të saj, por papritur u diagnostikua me kancer në tru dhe doktorët u thanë prindërve së vajzës i kishte mbetur shumë pak ditë jetë.
Prindërit e saj në bashkëpunim me tezen e vogëlushes arritën të organizonin një dasmë shumë të bukur në spital brenda 24 orësh. Ceremonia e dasmës që kushtoi një mijë dollarë ishte shumë emocionuese për të gjithë familjarët e pranishëm.
Prindërit nuk e shmangën dot shpërthimin në lot kur thanë “pranoj” dhe përqafuan vajzën e tyre në fund, të cilës nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për të jetuar. Paige ishte një vogëlushe e shëndetshme deri para dy muajve. Më pas ajo nisi të ndjente dhimbje të tmerrshme në kokë.
“Ulërinte nga dhimbjet ndërkohë që luante. E kuptoi se i kishte mbetur dhe pak kohë dhe thoshte vazhdimisht se nuk do të iki në qiell pa mbajtur lulet”, rrëfen tezja e vogëlushes Innez për Daily Mail. Pas vizitave mjekët zbuluan se Paige kishte tumor në tru me madhësinë e një kokrre limoni.
“Kjo ishte dita që ndryshoi jetën tonë. Skanimi tregoi se Paige kishte një tumor në madhësinë e një limoni. Vetëm disa ditë më vonë ajo u dërgua në spitalin e fëmijëve të zonës Cilento në Brisbane për operacion. Ata nuk ishin në gjendje të largonin të gjithë masën dhe zbuluan se ishte e pashërueshme sepse tumori do shfaqej sërish”, tha tezja Innez.
Prindërit e saj vendosën të fillojnë me kimioterapinë për Paige javën e kaluar me shpresën e zgjatjes së jetës së saj, por pas natës së parë të trajtimit ata kuptuan se kjo ishte diçka e gabuar.
“Paige ishte duke vjellë dhe ishte me të vërtetë e sëmurë’, kujton Innez. Ata e morën atë në spital, ku u tha se tumori ishte kthyer pak më i madh se sa ishte më parë, dhe ajo kishte lëngje dhe gjak në trurin e saj”.
Paige ende po lufton dhe familja ka arritur të mbledhë më shumë se 28,000 dollarë për trajtimin e saj mjekësor në GoFundMe. Ndërkohë që vajza e tyre vazhdon të luftojë kancerin, Tania dhe Pjetri po mbajnë në kujtesën e bukur të Paige ditën e tyre të dasmës. “Ishte dita më e veçantë”, tha Innez.