Hames Rodriguez shkëlqeu në sezonin e parë më Karlo Ançelotin, por iu vështirësua gjithçka me ardhjen e Rafa Benitez, edhe më shumë me atë të Zinedin Zidan, për çka edhe u detyrua të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës që lamë pas. James tani mendon se largimi i tij nga Real Madridi ka të bëjë me trajnerin Zinedin Zidan, që nuk i ka pëlqyer si lojtar, jo për shkak të paraqitjeve, pasi kolumbiani mendon se ka luajtur mirë sa herë ka zbritur në fushë.
“Mendoj trajnerët kanë preferencat e tyre dhe mendoj se nuk isha një nga preferencat e Zidan, pavarësisht se luaja mirë, shënoja gola dhe dhuroja asistime. Siç thash më parë, të gjithë kanë preferenca dhe duhet t’i respektojmë” u shpreh ai.
“Nuk e kam ndërmend të kthehem. Ndihem mirë dhe dua të fitoj gjithçka me BaJernin”, deklaroi Hames.