Rita Ora ishte pjesë e festivalit të Canne’s, dhe kishte një paraqitje për të cilën i gjithë shtypi rozë folë, transmeton Gazeta Metro.
Me një fustan ngjyrë të bardhë që ia tregoi dekoltenë, dhe këpucë të bardhë më pupla, morri të gjithë vëmendjen. Por duket se kjo nuk i mjaftoi dhe sot u paraqit komplet ndryshe dhe shumë e veçantë.
Rrugëve të Francës, ajo u paraqit me një fustan të zi me pjesën e poshtme ngjyrë qumështi, dhe sandale të sheshta, ndërsa vëmendjen kryesore e morën flokët e saj të gjatë.