Shkup, 25 shkurt (00:21) – Pas 3 orësh debat, në të cilin ka pasur më shumë ndërprerje (kërkesa për pushim), Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk arriti t’ia heqë imunitetin deputetit dhe ish-kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski, raporton gazeta KOHA.
Midis përplasjeve të forta të koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevskit dhe kryetari të Parlamentit, Talat Xhaferi, ky i fundit ka ndërprer senacën në një kohë të pa caktuar, siç tha ai, do të njoftohen deputetët për vazhdimin e saj. (koha.mk)
Parlamenti një orë pushim, Xhaferi në takim me koordinatorët
Shkup, 24 shkurt ( 22:51) – Deputetët e VMRO-DPMNE-së, kanë kundërshtuar ashpër heqjen e imunitetit të deputetit, Trajko Veljanovski, duke akuzuar kryeparlamentarin dhe shumicën parlamentare për shkelje të Rregullorës për punën e Parlamentit, raporton KOHA.
Por, kryeparlamentari Xhaferi, nga ana tjetër është përgjigjur se po veprohet sipas ligjit, pikërisht në bazë të raportit të Komisionit për Çështjen e Mandateve dhe Imuniteteve dhe nuk ka asnjë pengesë për mbajtjen e seancës.
“Në bazë të akuzave, në bazë të kërkesës së Gjykatës, ne tani duhet të veprojmë. Unë pyes se pse nuk mundet që edhe ky koleg të mbrohet në liri ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon, siç ka raste edhe me kolegët e tjerë? Duke vepruar kështu, ne nuk mund të arrimë asnjëherë pajtimin. Në situata ku na presin procese reformuese në të cilat kemi marrë pjesë në mënyrë aktive do të na vendosni në situatë për të marrë ndonjë vendim tjetër i cili nuk do t’i ndihmonte askujt”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, transmeton KOHA.
Nga ana tjetër, deputeti Ilija Dimovski, theksoi se deri tani gjithmonë Komisioni për çështjen e mandateve dorëzon vendim dhe propozon. Deri tani në historinë e vendit, në votim në plenare vendoset Konkluzioni i Komisionit.
“Më thoni për çfarë do të votojmë sot? Mbi cilin konkluzion të Komisionit votojmë sot? Kjo seancë sot nuk ka emër. Është punë e çuditshme. Pa vendim të Komisionit nuk ka pikë të rendit të ditës, nuk ka debat. Nëse z.Xhaferi i përmbahet rregullores dhe praktikës së deritanishme duhet ta vendosë në votim faktin se komisioni nuk ka qëndrin dhe ne të votojmë “pro” ose “kundër” asaj që Komisioni nuk ka vendim”, deklaroi Dimovski.
Ndërkohë, që grupi parlamentar i deputëtëve të pavaruar i kryesuar nga Elizabeta Kamçevska Milevska, ka kërkuar një orë pushim për tu konsultuar për vendimin që do marrin për të votuar, pasi që sipas tyre, ftesën për senacën e sontme plenare e kanë pranuar pak orë para fillimit të saj. Gjatë këtij pushimi kryeparlamentari, Xhaferi ka thirrur në takim koordinatorët e grupeve parlamentare. Seanca rifillon në orën 23:30. (koha.mk)