[adning id="476476"]

“Nuk garoj kundër një izraeliti”, algjeriani heq dorë nga Olimpiada

364

“Nuk garoj kundër një izraeliti”. Ky është motivi i tërheqjes nga Lojërat Olimpike, ende pa filluar eventi, i xhudistit algjerian, Fethi Nourine (kategoria deri 73 kg).

Kundërshtari i Nourine, në raundin e dytë (nëse do të kualifikohej) do të ishte xhudisti nga Izraeli, Tohar Butbul. Lajmi më pas u konfirmua edhe nga trajneri i sportistit algjerian (Amar Ben Yekhlef).

“Ne nuk kishim fat në short. Xhudisti ynë, Fethi Nourine, do të duhej të përballej me një kundërshtar izraelit dhe kjo është arsyeja tërheqjes së tij. Ne morëm vendimin e duhur”.

Në raundin e parë, sipas kalendarit kundërshtar i Nourine do të ishte sudanezi Mohamed Abdalrasool, një pengesë e konsideruar e kalueshme, e pothuajse me siguri do të kishte çuar në një përballje me Tohar Butbul në raundin tjetër.

“Ne kemi punuar shumë për të arritur në këto  Lojërat … por çështja palestineze është më e madhe se e gjitha kjo,” – tha ai, duke shtuar se vendimi i tij ishte “përfundimtar”.

Nuk është hera e parë që Nourine tërhiqet nga një garë për të mos u ndeshur me një izraelit. Ai e ka bërë këtë edhe në Kupën e Botës 2019 kur, edhe në rrethana të ngjashme, duhej të kishte garuar përballë Tohar Butbul.