Xhudisti kosovar e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë u përball me xhudistin nga Gjermania, Igor Wandtke, duke triumfuar për t’u kualifikuar në rrethin e tretë.
Në rrethin e tretë, Akili u përballe me xhudistin nga Rumania, Alexandru Raicu, dhe falë një paraqitje mbresëlënëse, arriti të fitojë me Ippon për të siguruar një vend në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Paris.
Në çerekfinale, Akili do të përballet me xhudistin nga Armenia, Ferdinand Karapetian.
Kujtojmë se tashmë Nora Gjakova është eliminuar nga Grand Slami i Parisit. Ajo e kaloi pa luftë rundin e parë, por u eliminua menjëherë në rundin e dytë. Në rrethin e dytë, Nora u eliminua nga Jisu Kim për pasivitet, duke bërë tri gabime të njëpasnjëshme.