Zërat po bëhen çdo ditë edhe më kumbues. Masimiliano Alegri pret edhe një hap fals nga trajneri aktual i Mançester Junajtid, për të marrë më pas postin e norvegjezit në krye të Djajve të Kuq. Tekniku livornez cilësohet si i preferuari i drejtuesve angleze, ndërsa në një intervistë të fundit, edhe pse nuk ka pranuar të flasë konkretisht ka lënë çdo mundësi të hapur, ndërsa ka prekur edhe të kaluarën e tij te Juventusi.
“Nuk e flas mirë anglishten, por jam duke e mësuar. Më pëlqen shumë kur më vendosin në diskutim dhe kur shkova te Juventusi, pas viteve të Kontes, menduan se u dogja. Nuk ishte një detyrë e lehtë, gjeta një skuadër e cila kishte nevojë të rindërtohej. Duhet të gjeja mënyra për të stimuluar grupin. Kam dëgjuar dhe kam ndryshuar, por nuk kam bërë revolucion.
Duhet gjithnjë të fiksojmë tre objektiva: të shpejtë, mesatarë dhe afatgjatë. Nuk duhet të fiksohesh me sistemin e lojës, por të shfrytëzosh karakteristikat e lojtarëve, duke ditur që kjo është diçka e ndryshme dhe nuk lidhet vetëm më skemën.