Putin duket të jetë i ngopur nga loja të cilën po e luan Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukasenko. Në shikim të parë, një nga aleatët më të fortë të Rusisë në dekadat e fundit ishte Bjellorusia. Që nga viti 1994 ky vend është i qeverisur nga Aleksander Lukasenko. Ai njihet si diktatori i fundit Evropian, duke u treguar i saktë në eliminimin e opozitës. Analistë dhe njohës të çështjeve politike në Rusi, kanë thënë se Kremlini më në fund ka humbur durimin me aleatin e padisiplinuar. Me sa duket konflikti në mes të dy vendeve fqinje erdhi në atë masë sa që këta analistë kanë folur për mundësinë e Rusisë për rrëzimin e Lukasenkos. Lukasenko kohëve të fundit ka siguruar që nuk do të ketë luftë në mes të dy vendeve, kjo deklaratë tregon për frikën e madhe të sundimtarit të Bjellorusisë. Konflikti u përshkallëzua ngase Lukasenko i Bjellorusisë, u tërhoq nga aleanca ekonomike e udhëhequr nga Rusia.