Nuk e pranojnë 40 herë në punë, vetëm për shkak të emrit

Inxhinieri nga Jamshedpur në Indi, nuk mund të gjejë vend të punës, e gjithë kjo për shkak të emrit të tij. Burri 25 vjeçarë, me emrin Saddam Husain ka vetëm një shkronjë dallim nga emri i ish-presidentit irakian Saddam Hussein. Emri i studentit i cili është i dyti më i miri në fakultetin e inxhinierisë detare, thuhet të ketë prejardhjen nga gjyshi i tij. Deri më tani e kanë refuzuar 40 herë për vend të punës, kështu që ai vendosi të ndryshojë emrin në Sajid. Ai tha se gjatë gjashtë muajve të parë të diplomimit nuk e kuptonte se pse nuk e pranonin në punë. Ai tash ka një pasaportë të re dhe patentë të shoferit.