Në një letër tjetër që kishte për qëllim të fitonte zemrat e francezëve për kauzën e tij, Massoud krahasoi gjendjen e Afganistanit me atë të Europës në vitet 1940 dhe citoi presidentin emblematike Charles de Gaulle se “Franca humbet një betejë, por jo luftën”
Amerika mund të ketë braktisur Francën, por rebeli më aktiv në luftimet kundër talebanëve në shtetin e Lindjes së Mesme, i ka varur shpresat në një tjetër fuqi perëndimore. Për Ahmad Massoud, Franca është shteti i cili mundësitë për të furnizuar ushtrinë që ai ka ngritur në provinën e Panjshir në veri të Kabulit. I ati i Massoud, Ahmad Shah, i njohur si “Luani i Panjshir” ishte një aleat i rëndësishëm i francezëve dhe një nga figurat emblematike të luftës kundër sovjetikëve dhe më pas kundër talebanëve.
Në shkrime të publikuara në mediat franceze, 32-vjeçari i bën apel Parisit ta ndihmojë dhe shkruan se asistenca nga Franca është “shpresa e tij kryesore” për një luftë të suksesshme ndaj talebanëve. Ndërmjetësi dhe advokuesi më i madh i tij në Francë, është filozofi dhe intelektuali Bernard-Henri Levy, i cili ka udhëtuar në luginën e Panjshir për të bërë një kronikë me të e cila u publikua në tetorin e vitit të kaluar në revistën “Paris”. Në një letër drejtuar Levit në “Journal du Dimanche” Massoud i ka bërë ftesë figurës publike të mirënjohur që të lobojë drejtpërdrejt tek presidenti Macron duke shkruar “Franca është mundësia jonë e fundit, e vetmja shpresë që na ka mbetur”.
Në një letër tjetër që kishte për qëllim të fitonte zemrat e francezëve për kauzën e tij, Massoud krahasoi gjendjen e Afganistanit me atë të Europës në vitet 1940 dhe citoi presidentin emblematike Charles de Gaulle se “Franca humbet një betejë, por jo luftën”. “Na u bashkoni në shpirt dhe me mbështetje direkte”, shkruante Massoud në apelin e tij në frëngjisht. Massoud është edukuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kur ishte 12 vjeç i ati u vra nga forcat e Al-Qaeda të drejtuara nga Bin Laden. Ai është shumë i arsimuar, flet në mënyrë perfekte disa gjuhë dhe është luftëtar po aq sa dhe një zëdhënës i rezistencës afgane kundër talebanëve.
I pyetur nga mediat franceze për betejën e tij ai ka thënë: “Fjala dorëzim nuk është pjesë e fjalorit tim personal”. Deri tani qeveria franceze ka refuzuar të komentojë publikisht nëse është e gatshme apo jo që t’i përgjigjet apelit për ndihmë të Massoud dhe kjo natyrisht që do të varet edhe nga mënyra sesi talebanët do vendosin të qeverisin. Në rast se do të ketë pastrime etnike dhe revansh të radikalëve ndaj popullsisë afgane, padyshim që vendi do i rikthehet një lufte civile dhe në rast se kjo ndodh, padyshim që do të ketë incentivë për perëndimin të mbështesë me materiale dhe ndihma të tjera rebelët anti-taleban.