Kryetari i parlamentit çeçen, Magomed Daudov ka thënë se të gjitha dyqanet në rajonin rus të Kaukazit verior, “vullnetarisht” refuzojnë të shesin alkool pas një aksidenti trafiku që mori jetën e tetë personave. Daudov e ka bërë këtë deklaratë sot gjatë një takimi që e ka udhëhequr lideri çeçen, Ramzan Kadirov, i cili ka thënë se autoritetet rajonale nuk e kanë në plan të ndalojnë shitjen e alkoolit. Më 27 nëntor, shtatë perona, përfshirë edhe dy vajza të moshave 10 dhe 14 vjeç, e kanë humbur jetën në një aksident trafiku në afërsi të kryeqytetit çeçen, Grozni. Një person tjetër ka vdekur derisa trajtohej në spital. Hetuesit kanë thënë se përplasja e tri veturave është shkaktuar si pasojë e ngasjes nën ndikimin e alkoolit.