Ditë më parë llogaria personale në Instagram e këngëtarit Mehdin Përgjeqaj- Meda, u sulmua nga hakerët, gjë që bëri fansat e tij të shqetësohen shumë, shkruan gazetametro.net.
Fillimisht ata publikuan një postim në llogarinë e këngëtarit ku e akuzonte Lulen, gruan e tij, për tradheti. Mirëpo nuk kaloi shumë kohë dhe u kuptua se nuk ishte Meda ai i cili po e kontrollonte faqen e tij.
E siç duket e njejta ka ndodhur përsëri, pasi që profili i këngëtarit nuk kontrollohet më nga ai dhe nuk posedon më foto të tij.