Një gjyqtar amerikan ka vendosur se ligji federal mbron të drejtën e një nxënësi transgjinor për të përdorur tualetin që dëshiron në bazë të identitit të ri gjinor.
Një rast i gjatë ligjor në gjykatën e Virxhinias kundërshtoi ofertën e bordit të shkollës së Gloucester County për të tërhequr një padi të paraqitur nga Gavin Grimm, një student që u diplomua që atëherë.
Z. Grimm bëri padi pasi shkolla e tij e ndaloi të përdorte banjën e meshkujve.
Ai tha se ndiente një “ndjenjë të jashtëzakonshme lehtësimi” pas vendimit.
“Kam luftuar për këtë gjë që kur isha 15 vjeç dhe më në fund kam një vendim gjykate që thotë se ajo që Bordi i Shkollës së Qarkut Gloucester County bëri ndaj meje ishte e gabuar dhe kundër ligjit”, tha ai.
Rasti i Grimm ka qenë tepër i komentuar për fatkin se njerëzit transgjinorë duhet të lejohen të përdorin tualetin që dëshirojnë duke ngjallur një debat për LGBT që mbron të drejtat e tyre.