Nuk e lejon bashkëlojtarin e tij të shënojë het-trik (VIDEO)

0

Ishak Belfodil e humbi mundësinë për ta shënuar het-trikun e parë në karrierën e vet, pasi që bashkëlojtari i tij, Andrej Kramaric, vrapoi dhe arriti ta prekë paksa topin, sa për t’u konsideruar goli i tij. Gjatë ndeshjes mes Hoffenheimit dhe Bayer Leverkusenit në Stadiumin Rhein-Neckar-Arena, e zhvilluar të premten, sulmuesi algjerian 27-vjeçar Ishak Belfodil i shënoi dy gola për skuadrën e tij, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta Koha. Megjithatë, Belfodili kishte qenë shumë afër golit të het-trikut, kur e kishte kaluar mbrojtjen e portierin e Leverkusenit. Por, bashkëlojtari i tij, Andrej Kramaric, e preku topin para se ta kalojë vijën e portës.
Hoffenheimi e fitoi këtë ndeshje me rezultat 4:1.

Comments are closed.