Belgjika fitoi 1-0 ndaj Kanadasë në ndeshjen e vlefshme për kupën e botës Katar 2022. Në fund të sfidës, mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne mori trofeun e lojtarit më të mirë. Një vlerësim që FIFA jep pas çdo ndeshje të botërorit.
Mesfushori i Belgjikës u tregua i ndershëm dhe u shpreh: “Nuk e kuptova se përse ma dhanë mua këtë çmim, pasi luajta dobët.
Ndoshta ma dhanë çmimin pasi jam i famshëm. Unë nuk dhashë atë që pritej, ndoshta e gjithë skuadra nuk dha maksimumin, sidomos në pjesën e parë”.
“E ndjemë presionin para kësaj sfide dhe vuajtëm në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishim më konkretë. Gjithsesi, mendoj se këtë trofe mund ta meritonin Courtois që priti penalltinë dhe na mbajti në lojë apo Batshuayi që shënoi golin. Unë nuk e meritoja”, u shpreh Kevin De Bruyne.