“Më ka bërë ftesë televizioni ‘Tv Happy’, nuk kam njohur askënd, më kanë bërë ftesë sepse jam shqiptar nga Kosova dhe jam i vetmi në një spektakël televiziv në Beograd. Vendosa të tregoj që Kosova është Republikë dhe të tregoj se Kosova nuk ka asgjë me Serbinë dhe se nuk jemi ‘Kosova Metohija’, por Kosova Republikë”, thekson për KOHA, Ramelli
Që kosovarët duket se po thyejnë tabu në shumë sfera të jetës, kjo tashmë po vërtetohet gjithnjë e më shumë pasi krahas muzikës që janë bërë të famshëm në mbarë botën, nuk po lënë anësh edhe spektaklet tjera televizive, në të cilat marrin pjesë e hiç më pak se në vendin fqinjë, me të cilin ende nuk kanë rregulluar marrëdhëniet që nga lufta dhe gjenocidi që kreu mbi popullin kosovarë. Një spektakël televiziv shumë interesant me një përmbajtje eksplicite po realizohet tash e sa vite në Beograd të Serbisë në televizionin “Happy Tv” e që mban emrin “Parovi” që në shqip do të thotë “Çiftet”, një reality shou në të cilin pjesëmarrës janë personazhe të ndryshme e madje edhe fytyra të njohura publike. Ky spektakël zgjat me muaj, ndërsa pjesëmarrësit krahas famës së madhe që marrin, fitojnë edhe shpërblime të ndryshme.
Këtë sezon, interesante do jetë sepse aty do futet edhe një shqiptar, më saktësisht një kosovar nga Prizreni, por që jeton në Zvicër. I lindur në vitin 1991, Ramell Arifi ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin “Fama” në Prishtinë ndërkohë që jeton dhe vepron në Zvicër. Ai për momentin është duke punuar në “Budha Lounge Bar”, kurse me prejardhje është nga Prizreni. Ka vendosur të futet në garën e këtij spektakli për të sjellë më të mirën për shqiptarët e për të thyer tabu, pasi sipas tij, ai aty do të tregojë se është shqiptarë-kosovar nga Republika e Kosovës e jo siç thonë serbët, “nga Kosova dhe Metohija”. Ramelli, ndryshe nga të tjerët thotë se nuk e ka problem të bëj edhe sex brenda spektaklit pasi edhe atë qëllim e ka, e në fakt ky spektakël edhe lejon një gjë të tillë.
Po si erdhi puna deri tek oferta për t’u bë pjesë e këtij spektakli? Ai në një bisedë të shkurtër për “InfraRed” para se të futet brenda thekson se ka qenë vet televizioni që i ka bërë ftesën. “Më ka bërë ftesë televizioni ‘Tv Happy’, nuk kam njohur askënd, më kanë bërë ftesë sepse jam shqiptar nga Kosova dhe jam i vetmi në një spektakël televiziv në Beograd. Vendosa të tregoj që Kosova është Republikë dhe të tregoj se Kosova nuk ka asgjë me Serbinë dhe se nuk jemi ‘Kosova Metohija’, por Kosova Republikë”, thekson për KOHA, Ramelli. E derisa në këtë spektakël bëhet edhe orgji dhe ka gjithnjë e më shumë skena seksi dhe eksplicite që janë të censuruara për publikun, ai thotë se nuk e ka aspak problem atë.
“Brenda do të ketë çifte dhe sigurisht që nuk e kam aspak problem të zë femra dhe të kem sex në publik, madje qëllimin e kam që të bëj sex me të gjitha femrat brenda, qoftë në grup apo veçmas me secilën, edhe orgjitë nuk përjashtohen, sepse ashtu e ka qëllimin spektakli dhe unë nuk e kam aspak problem, ndoshta për këtë gjë edhe më kanë zgjedhur”, thekson Ramelli. (koha.mk)