Zërat e fundit për lamtumirën e Kristiano Ronaldos janë kthyer në temën kryesore të diskutimeve edhe në konferencën për shtyp të Zinedin Zidan, para ndeshjes së Kupës së Mbretit. Por pavarësisht artikujve në mediat spanjolle dhe portugeze për largimin e futbollistit me bekimin e klubit, trajneri francez i sheh gjërat ndryshe.
“E dimë atë që flitet jashtë, por ai duhet të mendojë vetëm për të luajtur, si gjithmonë. Unë dua të flas vetëm për paraqitjet e tij në fushë, asgjë më shumë.
Thjesht nuk arrij ta imagjinoj Real Madrid pa Krisitianon, ai është në klubin e tij, ku duhet të jetë, e duan të gjithë, për të gjithë atë që ka bërë. Thjesht them se jemi në një moment të vështirë, asgjë më shumë”, deklaroi Zidan.