21-vjecarja, Beth Bamford, nga Stoke është një rast vërtet i veçantë dhe i pazakontë në botë. Ajo kishte qenë shtatzënë, në bark kishte dy fëmijë binjakë, por nuk e kishte ditur deri në ditën e lindjes, shkruan DailyMail.
Kjo pasi Beth nuk kishte asnjë simptomë shtatzënie, madje ajo kishte edhe periodat çdo muaj, por vetëm shtoi disa kilogram të cilat mendonte se i kishte nga ushqimi që konsumonte.
Nëna e re ishte zgjuar natën të kryente nevojat në tualet, por diçka nuk shkonte siç duhej. Ajo u detyrua të thërras ambulancën që ta marrin në banesën e saj, për të lindur binjakët në spital.
Beth kishte vizituar disa herë mjekun e saj, duke menduar se ishte e sëmurë, por as mjeku e as nëna nuk e vunë re se ajo ishte shtatzënë. Sidoqoftë, ajo thotë se binjakët janë një surprizë e madhe për familjen e saj, duke e mirëpritur këtë fakt.
“Ishte një goditje e madhe, por edhe surprizë e këndshme. Unë nuk e dija fare që isha shtatzënë. Isha në shtrat me partnerin, shkova në banjo sepse kisha dhimbje. Atij nuk i thash asgjë, vetëm shkova të marr një gotë ujë poshtë, por gjërat u përkeqësuan. Në një moment po ndjeja dhimbje, në momentin tjetër kisha para vetës dy bebe të vogla”, ka thënë Beth.