Zhoze Murinjo flitet kohët e fundit se mund të marrë drejtimin e Real Madridit, skuadër të cilën portugezi e ka stërvitur edhe më parë.
Pavarësisht merkatos së madhe të bërë nga Perez, përsëri Zidan nuk po arrin rezultatet e kërkuara dhe në kampin madrilen qarkullojnë lajme se francezi mund të shkarkohet nga stoli i skuadrës.
Trajneri që mund ta zëvendësojë, thuhet që do të jetë Murinjo, i cili aktualisht është i pa punë, që nga koha kur u shkarkua nga stoli i Junajtid.
Megjithatë për t’i shuar këto zëra ka mënuar pikërisht tekniku portugez, i cili në një intervistë është shprehur: “Ekzistojnë disa lajme që unë mund të marr drejtimin e Realit. Mua nuk më pëlqen aspak kjo gjë, nuk dua të rikthehem te Real Madridi. Ata tani e kanë një trajner. Si gjithë të tjerët edhe Zidan merret në pyetje kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe besoj se gjërat do të shkojnë mirë.”, theksoi 56-vjeçari.
Në këtë mënyrë Murinjo i ka larguar të gjithë zërat që e lidhin atë më një rikthim në stolin e madrilenëve. Portugezi kërkohet shumë nga tifozët e ekipit spanjoll, por duket se ai nuk e shikon me sy të mirë një rikthim te Reali.