Sipas disa deklaratave të publikuara paraprakisht nga një intervistë e Diego Armando Maradona i ftuar special në programin “Amici 16”, që do të transmetohet të shtunën në television, “El Pibe de Oro”, i mirëpritur me ovacione të ngrohta nga publiku, është rrëfyer ekskluzivisht për prezantuesen e famshme Maria De Filippi, drejtuese e emisionit talent show, duke folur sa për veset e tij të bujshme, po aq edhe për të ardhmen në rolin e trajnerit.
“Cocaina? Nuk konsumoj më drogë prej 13 vjetësh. Dola nga koma falë vajzës time Dalma që çdo ditë më shtynte drejt shërimit, duke më thënë se duhej të luaja me nipërit. Tani zbavitem duke luajtur futboll me fëmijët e mi”, tregoi Maradona. Ndërkohë, legjenda e jashtëzakonshme, i ngacmuar nga gazetarja Simona Ventura, në lidhje me një të ardhme të mundshme të tij në krye të pankinës napoletane, deklaroi: “Nëse njerëzit e duan, do ta bëja!”.