“Nuk dorëhiqem”

5

Në përfundim të javës së 10 të La Liga, ka udhëhequr skuadrën e Real Madrid drejt një dështimi skandaloz e historic, me Los Blancos që numërojnë vetëm 14 pikë dhe renditen në vendin e 9-të të klasifikimit, por as kjo dhe as disfata e thellë 5-1 në El Clasico ndaj Barcelonës nuk kanë mjaftuar që trajneri Julen Lopetegui të dorëhiqet. Përkundrazi, në konferencën për mediat të dhënë në përfundimt të sfidës ndaj Barças, Lopetegui është shprehur më i vendosur se kurrë të vazhdojë punën e tij, duke lënë vendimin e të ardhmes në duart e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez.

“Një humbje është vërtetë e vështirë, aq më shumë në shtëpinë e Barcelonës. Është e vërtetë që me ndjesinë për të ndryshuar fatin e ndeshjes, , ne patëm shanset për të barazuar, apo edhe për të përmbysur gjithçka. Në pjesën e parë Barcelona ishte më mirë, por më pas reaguam. Në pjesën e dytë ne hymë në fushë me ndryshime. Fati nuk ishte me ne dhe në përfundim rezultati final është një ndëshkim për iluzionet tona. Barcelona është një fuqi e madhe, por rezultati nuk reflekton realitetin e lojës”, komentoi trajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui disfatën e pësuar në Camp Nou 5-1 ndaj Barcelonës.

“Jam shumë i mërzitur, njëlloj si e gjithë skuadra në dhomat e zhveshjes, pork am forcë. Unë jam trajner, ne jemi në muajin tetor, është një pozitë e vështirë, por jam i fortë. Gjithçka është e riparueshme, e ktheyshme. Kemi të gjithë kohën për të përmbysur gjithçka.Na kanë ndëshkuar edhe dëmtimet e mungesat, por tani ata po gjejnë formën dhe unë kam forcën absolute për të udhëhequr skuadrën, nuk kam dyshime për këtë. Në përfundim, nuk jam unë ai që marr vendimet. I kam shprehur opinionin dhe bindjen time skuadrës, të tjerat nuk janë përgjegjësi e imja”, deklaroi Lopetegui, i vendosur për të mos u dorëhequr nga drejtimi i Los Blancos.

“Ne të gjithë e dimë se si funksionon futbolli, gjithçka bie mbi trajnerin, por askush nuk është i çmendur. Natyrisht ne fitojmë ose humbim të gjithë bashkë. Unë vazhdoj të them se ndodhemi në një moment të vështirë, por jam i bindur se Real Madrid do të festojë këtë sezon. Jam i bindur se faza e dytë do të jetë më e mirë. Jemi ndëshkuar për mungesën e efikasitetit në finalzimin e shumë ndeshjeve. Ky i sotmi është një test, për tu ringritur, për të ndihmuar veten, sepse askush nga jashtë nuk do ta bëjë për ne, dhe të përmbysim këtë moment negativ”, përfundoi Lopetegui.

Comments are closed.