Moderatorja e njohur Jona Spahiu ka vetëm pak muaj që është bërë nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Raiden.
Ajo vazhdon të jetë po aq e emocionuar sa ditën e parë që i vogli saj erdhi në jetë.
Për një intervistë së fundmi, Jona ka treguar një moment interesant përpara lindjes, që është me të vërtetë shumë gazmorë.
‘Unë qaja sepse nuk doja që djalin ta lindja në atë ditë dhe të ishte një virgjëreshë. Nuk qaja për asgjë tjetër. Shkojmë në spital dhe gjatë gjithë rrugës thoja ‘Jo, djali im nuk do të lindë sot’. Akoma nuk e kisha besuar që kjo gjë më kishte ndodhur mua’, rrëfen Jona duke qeshur.