Shkup, 23 mars – Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Drejtorisë Doganore do të sjellë vendim për masa autonome për lirimin nga pagesa të doganave për lëndë të para, materiale dhe pajisje për qëllime mjekësore. Nga pagesa e doganës do të lirohen mjetet për dezinfektim, masa mbrojtëse dhe doreza, syza mbrojtëse, pajisje mjekësore, paralajmëroi sot drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski. Në kuadër të CEFTA-s, tha, bashkë me Sekretariatin Transportues të BE-së dhe Komisionit Evropian po dakordohen protokolle për lëvizje të lehtë dhe të sigurt të mallrave. “Jemi marrë vesh që të vendosim shkëmbimin e informacioneve para arritjes dhe kanal adekuat të gjelbër dhe të kaltër për rrjedhë më të shpejtë të mallrave të caktuara dhe lehtësim të transportit. Në këtë drejtim deri të mërkurën duhet të përgatiten listat e mallrave që do të qarkullojnë përmes kanalit prioritar të gjelbër dhe të kaltër. Përmes sistemit SEED për shkëmbim të të dhënave do të shkëmbehen informacione për dërgesa urgjente që duhet të kenë prioritet”, tha Tanasoski në konferencën përbashkët për medie me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
Sipas Tanasoskit, edhe gjatë orës policore, që ka hyrë në fuqi prej mbrëmë, lëvizja e mallrave vazhdon që të zhvillohet pa pengesa. Me këtë prania e Drejtorisë Doganore do të jetë 24 orë në zyrat doganore ku është paraparë orar i tillë i punës, ndërsa në zyrat tjera doganore në kuadër të orarit të punës. Nëpunësit doganorë do të japin mbështetje për zbatimin pa pengesa të procedurave doganore, në situatën e porsakrijuar”, tha Tanasoski. Siç sqaroi, gjatë orës policore është lejuar lëvizja e mjeteve transportuese në kuadër të procedurës transitore me dokument të shoqëruar për transit T1, eksport të mallrave me dokument shoqërues eksportues, si dhe procedurë të përbashkët transitore eksportuese. Transportuesit të cilët lëvizin në kuadër të procedurës më të thjeshtë transit (pranues i autorizuar) dhe procedurë më e thjeshtë, doganim lokal gjatë importit nuk guxojnë në asnjë rast ta lëshojnë lokacionin e lejuar për kohëzgjatje të orës policore. Ky lirim nga kufizimi vlen për zyrat doganore: Tabanoc, Bllacë, Deve Bair, Qafë Thanë, Dellçevë, Novo Sellë, Bogorodicë dhe Mexhitli.
Në rast të kontrolleve nga ana e pjesëtarëve të MPB-së për zbatim të rregullt të këtij lirimi për të gjitha paqartësitë do ta kontaktojë qendrën kujdestare operative të Drejtorisë Doganore në 197. Drejtoria Doganore, pas fillimit të pandemisë Kovid 19, me obligim zyrtar i propozoi afatet e vlefshmërisë së lejeve për procedura më të thjeshta doganore, me çka, potencoi Tanasoski, kompanitë duhet të jenë të sigurta se edhe më tutje mund t’i përdorin procedurat në doganim lokal të importit dhe eksportit. Procedura për doganim të plotë pa letra që filloi në disa nga zyrat javën e kaluar, duhet të zgjerohet edhe në të gjitha zyrat doganore.
Siç paralajmëroi Tanasoski, Drejtoria Doganore me detyrë zyrtare do ta vazhdojë edhe afatin e vlefshmërisë së garancive bankare të cilat skadojnë deri më 30 qershor. Drejtoria Doganore bashkë me Inspektoratin për Shëndetësi Sanitare dhe MAKAMTRANS dhe AMERIT i koordinoi aktivitetet për dhënien e lejeve të transportuesve për respektim të masave për kontroll dhe sanim dhe njëkohësisht për lehtësim të lëvizjes së mallrave. Siç paralajmëroi paraprakisht Sugareski, prej nesër secili transportues do të bëjë transport jashtë kufirit të shtetit do të duet të nxjerrë leje nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor.