Shkup, 26 prill – Qeveria nuk do ta ndërtojë aeroportin kargo në Shtip, ndërsa mjetet të cilat do të shpenzoheshin për këtë qëllim do të shpenzohen për objekte të infrastrukturës.
Këtë e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev sot në seancën kuvendore kushtuar pyetjeve të deputetëve.
“Nuk mendojmë të hedhim para të mëdha të cilat do të mbeten beton në fushë dhe nuk do të shfrytëzohen më tej dhe prandaj është sjellë vendim këto para të drejtohen për objekte të panevojshme të infrastrukturës jo vetëm në Shtip, por në mbarë Maqedoninë”, tha Zaev.
Shtoi se prej 45 milionë euro për aeroportin kargo në Shtip, mbi 30 milionë shkojnë në ndërtimin e kanalizimeve, kopshteve dhe shkollave, ndërsa në mënyrë plotësuese prej kursimeve janë siguruar edhe 20 milionë për atë.
Theksoi se në bazë të projekteve të përpunuara prej vetëqeverisjeve lokale do të vendoset cilat projekte do të realizohen.
“Për këtë arsye aeroporti kargo në Shtip nuk është në hartë. Kryetari i komunës ka aplikuar me numër të madh projektesh. Shtipi është i rëndësishëm pasi që është qendër e Maqedonisë Lindore. Spitali në Shtip është duke u ndërtuar me kapacitet të plotë dhe paralelisht bëhet furnizimi i pajisjeve. Gjithashtu, është duke u punuar në digën dhe sistemin për filtrimin e ujit nga Zletovica. I gjithë rajoni lindor do të sigurohet në mënyrë të përhershme me ujë të pijshëm”, tha Zaev.
Potencoi se është i rëndësishëm Shtipi si edhe çdo rajon në Maqedoni dhe shprehu bindje se do të zhvillohet në mënyrë dinjitoze jo me përmendore, por me spitale, kopshte dhe projekte të infrastrukturës