Shkup, 10 dhjetor – Nuk do të shtypen kartela të reja elektronike, ndërsa mjekëve të cilëve deri në fund të vitit u skadon afati i kartelës që të mund të futen në sistemin shëndetësor duhet të furnizohen me certifikatë digjitale. Problem me kartelat elektronike ka tashmë tre vite, por këtë vit problemi është më serioz pasi skadoi afati i kartelave të më shumë se 500.000 qytetarëve, njofton KOHA.
Qeveria e kaluar nuk nënshkroi në kohë tender për përzgjedhje të firmës e cila do ti shtyp kartelat e reja, ndërsa ish ministri Arben Taravari, i cili tani është kryetar i Gostivarit, gjatë verës th se do ta ndryshojë sistemin me kartela, përkatësisht kartela elektronike dhe letërnjoftimi do të jenë një, por se kjo do të ndodh pas dy tre vitesh.
Ministria e shëndetësisë tani thotë se kanë formuar grup punuese me përfaqësues të ministrisë, Fondit për sigurim shëndetësor, drejtoria për shëndet elektronik dhe fakultetit të shkencave të informatikës dhe kompjuterist inxhinierie, dhe se kjo grup ka përpunuar propozim për të siguruar vazhdimin e shërbimeve elektronike në sistemin shëndetësor.