Bruksel, 26 mars – Edhe krahas thirrjeve të presidentit amerikan Donald Tramp që t’i ndalohet qasje gjigantit kinez Huauej, Komisioni Evropian vendimin do t’ia lë vendeve anëtare.
Pushteti ekzekutiv evropian sot duhet t’i publikojë rekomandimet deri te vendet anëtare për menaxhim me rreziqet nga teknologjitë e Huauejit, mes tjerash përmes bashkëpunimit të përforcuar. Vitin e kaluar, SHBA-ja alarmoi se Huauej paraqet rrezik serioz për vendet perëndimore, dhe se Pekini zyrtar e shfrytëzon produktin e tij teknologjik për spiunim.
Në dokumentin i cili duhet të publikohet sot KE do të duhej që t’iu rekomandojë vendeve anëtare të BE-që më mirë të koordinohen dhe ta përforcojnë këmbimin e informacioneve në lidhje, mes tjerash, në lëndët e lidhura në internet ose në pajisjet 5G. KE-ja nuk do të ketë ndalesë për Huauejin, por do t’iu japë mundësi vendeve nëse vlerësojnë se siguria e tyre kombëtare është dëmtuar.
Para pak kohësh Komisioni publikoi edhe një varg rekomandimesh për strategji të re evropiane drejtë Kinës, dokument në të cilin për herë të parë Pekini kushtëzohet si rival sistematik dhe konkurrent dhe i cili sinjalizon qëndrim më të fortë te institucionet evropiane drejtë investimeve kineze pas disa dekadave treg të hapur.
Njëkohësisht në Paris presidenti kinez Si Xhinping do të realizojë takim me Angela Merkel, Emanuel Makron dhe Zhan -Klod Junker, në vigjilje të samitit BE – Kinë, të caktuar për më 9 prill.