Manchester City do të jetë klubi i vetëm të cilin do ta drejtojë trajneri spanjoll, Pep Guardiola, i cili ka thënë se do ta konsiderojë veten “mançunian” për të gjithë jetën e tij, pasi që ndien shumë dashuri nga tifozët e klubit. Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut e ka filluar sezonin e tij të tretë në stadiumin Etihad dhe tani kërkon të fitojë edhe më shumë trofe, pasi që arriti të thyejë rekorde sezonin e kaluar me këtë klub, transmeton Gazeta Express.
Guardiola arriti ta fitojë titullin e Premierligës sezonin e kaluar me Manchester City, me 19 pikë më shumë se klubi në pozitën e dytë, Manchester United. Për më tepër, ai kishte arritur ta fitojë edhe titullin e Carabao Cup. 47-vjeçari është i motivuar për të sjellë edhe më shumë suksese për këtë klub dhe tifozët, pasi që ka thënë se ka marrë shumë mbështetje prej tyre. Kjo mbështetje e ka bërë të pamundur për Guardiolën ta trajnojë një klub kundërshtar në të ardhmen.
“Do të jem mançunian për të gjithë jetën time. Do të jem tifoz i Manchester Cityn dhe e kam të pamundur ta drejtojë në klub tjetër si Manchester City në Angli për shkak të dashurisë që kam marrë nga njerëzit këtu”, ka thënë Guardiola. Kur njerëzit më pyesin se çfarë kërkoj, unë them se dua të marrë dashuri. Gjëja më e mirë në botë është kur ti ndihesh mirë me njerëzit e tjerë”, deklaroi ai.