Një vogëlush 3-vjeçar ishte pothuajse duke vdekur gjatë pushimeve me prindërit e tij. Një boks muzike i ka rënë në kokë fëmijës në momentin që ai ishte në shezllon. Prindërit e tij Mitchell, 35 vjeç dhe Amy, 32 vjeç, kishin vendosur të udhëtonin drejt Turqisë në një resort turistik, por pushimet e tyre do të ktheheshin në një tragjedi. Stanley Birch, ishte vetëm 3 -vjeç, kur pajisja e rënda muzikore (boks) ra nga një ballkon mbi kokën e tij duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Foshnja është transportuar menjëherë në spitalin më të afërt të Bodrumit dhe mjekët kanë kryer një operacion i cili zgjati 3 orë. Stanley Birch ka ndenjur dy javë në spital për tu kuruar dhe më pas së bashku me prindërit e tij është larguar për në shtëpi në Gillingham, Kent. Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2014. Disa vite pas kësaj ngjarje fëmija ka dëmtime të rënda të truri të cilat sipas mjekëve do të ndikojnë në zhvillimin e tij të ardhshëm.