Të hënën janë bërë dy dekada që kur Jennifer Lopez u bë një yll popi me publikimin e albumit të saj, “On the 6”, shkruan lajmiNet. Aktorja/këngëtarja ka shpërndarë këtë moment historik me një video në Instagram.
Albumi përfshinte hitet “If You Had My Love”, “Waiting for Tonight”, “No Me Ames” dhe “Let’s Get Loud”.
Në postimin e bërë 49 vjeçarja shkroi: “Kjo ndodhi gjatë provave, faleminderit të gjithëve për dashurinë e treguar në 20 vjetorin e lansimit të albumit ‘On the 6’.”