Trajneri përfaqësues së Maqedonisë Igor Angellovski , ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do të jenë të pranishëm në miqësoret të cilat Maqedonia do ti luajë kundër Finlandës dhe Norvegjisë në Antali të Turqisë. Duke arsyetuar listën e tij, Angelovski tha se nuk do të eksperimentojë dhe këto dy ndeshje do ti shfrytëzojë për përmirësimin e lojës.
“Para nesh është një vit i rëndësishëm. Na presin sfida të reja në garat e reja të Ligës së Kombeve. Unë me përfaqësuesen nuk planifikoj të bëj eksperimente. E para ajo që është e mirë nga 2017 nuk ndryshohet. E dyta është fakt se më shumë duam që të luajmë bashkë, që të mund të arrijmë deri tek vendi i parë në Ligën e kombeve. – tha Igor Angellovski, trajner i Maqedonisë
Grumbullimi i futbollistëve të Maqedonisë për këto dy ndeshje kontrolluese do të bëhet më 18 mars në Antali.