Georges St-Pierre, ish-kampioni i botës në peshën e mesme në artet marciale mikse ka vendosur të mos ngjitet më në kafaz. Ai shpresonte që të arrinte me UFC-në një marrëveshje për t’u përballur me kampionin e peshës së lehtë Khabib Nurmagomedov, por kjo ka qenë e pamundur. Kanadezi është një nga ikonat e këtij sporti.
Ndaj, St-Pierre, 26 fitore e 2 humbje në kafaz, ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht nga sporti, ku është nga të paktët sportistë që është shpallur kampion bote në dy pesha të ndryshme. Sfida e fundit në kafaz e kanadezit daton në nëntor të vitit 2017, kur mundi Michael Bisping dhe u shpall kampion bote në peshën e mesme, peshë ku debutonte.