Shkup, 27 korrik – Drita ka fituar titullin e kampionit dhe daljen në Ligën e Kampionëve, Gjilani ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, derisa nga Liga janë larguar Flamurtari, Dukagjini, Vushtrria e Ferizaj. Gjithçka që ka mbetur për t’u zgjidhur është edhe fituesi i Kupës i cili edhe dërgon në garat ndërkombëtare ku në finale ndeshën Ballkani e Prishtina, sfidë kjo ë luhet këtë të mërkurë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri i Dritës Ardian Nuhiu në “Sport show” ka rrëfyer që nga momenti kur mori Dritën deri te dita e sotme kur e fitoi titullin.
“Unë erdha si ndihmës trajner me profesor Shpëtim Durën por ai më vonë iki dhe Drejtuesit panë të unë potencial dhe ma besuan. Në fakt pyetja e pare tyre ishte a ‘ki besim dhe a mund ta marrësh Dritën’, unë e pranova me kënaqësi. Kisha besim shumë të grupi dhe vetja dhe gjithçka u planifikua për këtë vit. Drejtuesit e pranuan projektin dhe bashkërisht e ndërtuam këtë ekip dhe me disa perfiorcime arritëm me plot meritë që sot u shpallëm kampion”, ka thënë Nuhiu në rrëfimin e tij, përcjellë gazeta Koha.
Drita ka fituar titullin e kampionit dhe daljen në Ligën e Kampionëve, Gjilani ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, derisa nga Liga janë larguar Flamurtari, Dukagjini, Vushtrria e Ferizaj. Gjithçka që ka mbetur për t’u zgjidhur është edhe fituesi i Kupës i cili edhe dërgon në garat ndërkombëtare ku në finale ndeshën Ballkani e Prishtina, sfidë kjo ë luhet këtë të mërkurë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Trajneri shkupjan ka folur për kolegët e tij në Superligën e Kosovës dh përshtypjet më të mira që i kanë lënë, derisa në këtë rast ka veçuar Armend Dallkun.
“I vlerësoj gjithë trajnerët pasi e di sa punë duhet për të përgatitur një ndeshje. Nuk do t’i veçoj asnjë. Kishim trajner të mirë si Armend Dallku që ishte trajner i ri por bëri lojë të mirë, edhe Mezani bëri lojë të mirë por nuk mund ta veçojë asnjë si më të mirin. I përgëzoj kryesive që u bësojnë trajnerëve të rinj si Dallkut por edhe mua. Shpresoj të vazhdojë kështu tu besohet trajnerëve të rinj”, ka thënë Nuhiu.
Nga ana tjetër, mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi shpreson që skuadra e tij të paraqitet sa më mirë në Evropë.
“Duhet të bëjmë diçka, duhet të kemi synim më të mëdha, të shkojmë sa më lart. Kjo do të ishte në të mirë të futbollit në Kosovë. E dimë që sytë e opinionit sportiv në Kosovë janë te ne për ta përfaqësuar vendin sa më denjësisht”, deklaroi Cuculi. Cuculi po ashtu ka thënë se ish një kampionat shuam i fortë në Kosovë dhe i lumtur që arriti të shpallet kampion qysh në vitin e parë të tij në futbollin tonë. “Ka qenë vit i gjatë për shkak të pandemisë. Më vjen mirë që në vitin tim të parë u shpalla kampion edhe pse kishte shumë konkurrencë. Futbolli kosovar është sikurse fëmijë që po rritet”, ka thënë Cuculi.