Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë Agim Nuhiu në emër të Ministrisë dhe në emrin e tij deri tek homologu turk Sulejman Sojlu dhe ambasadori i Turqisë në Maqedoni Tulin Erkal shprehu ngushëllim për viktimat në aktin terrorist në natën e Vitit të Ri në Stamboll. “Sinqerisht shpresoj se përmes bashkëpunimit intensiv të ndërsjellë dhe miqësisë së sinqertë në të ardhmen do të jemi dëshmitarë të eliminimit të të gjitha formave të terrorizmit, ndërsa me atë edhe të garantimit të sigurisë së qytetarëve tanë. Jam i bindur thellë se personat përgjegjës për këtë akt qyqar do t’i mbërrijë dora e drejtësisë pasi që vrasja e jetës së njeriut në asnjë rast nuk mund të arsyetohet dhe harrohet”, thekson Nuhiu. Porositi se në këto momente të vështira lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me popullin turk.