Nuhiu: Përvoja është në anën tonë, jemi favoritë

44

Ky sezon në IPKO Superligë ishte shumë i rivalizuar, por në fund triumfoi Drita. “Intelektualët” u shpallën kampionë të Kosovës për herë të tretë në histori dhe do të luajnë në fazën paraeliminatore në Champions League. Shorti i vuri përballë Inter Club d’Escaldes, kampionëve të Andorrës. Kjo përballje do të luhet në Nyon të Zvicrës ditën e shtunë (8 gusht), duke filluar nga ora 18:00.

Drita i është nënshtruar rregullave të protokollit mjekësor të UEFA-s. Të gjithë lojtarët kanë kryer tamponët dhe nuk ka asnjë rast pozitiv për fat të mirë.

Në anën tjetër, trajneri i Dritës, shkupjani Ardian Nuhiu foli rreth duelit të parë preliminar të Ligës së Kampionëve ndaj Inter D’Escaldes. Nuhiu deklaroi se skuadra nga Andorra përveç faktit se u shpallë kampion, fitoi edhe kupën e shtetit, andaj do ta kenë respektin maksimal të Dritës. “Ne jemi favoritë. Ndoshta janë entuziastë se po luajnë për herë të parë në këtë garë, por përvoja është në anën tonë. Ne do t’i respektojmë maksimalisht. Do ta zhvillojmë lojën tonë”, deklaroi tekniku shkupjan.

 

Comments are closed.