Tetovë, 7 maj – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu së bashku me drejtorin e Byrosë për siguri publike Besir Deari dhe bashkëpunëtorët më të afërt sot me rastin e 7 Majit, Ditës së policisë së Maqedonisë e vizituan udhëheqësinë e Sektorit për punë të brendshme Tetovë që t’ua urojnë festën.
“Së bashku me bashkëpunëtorët e mi desha t’ua uroj festën dhe t’u shpreh falënderim të gjitha institucioneve publike dhe firmave private për bashkëpunimin e tyre me pjesëtarët e MPB dhe SPB Tetovë. Dua të konfirmoj se kemi kapacitet që t’i realizojmë të gjitha prioritetet për sigurimin e mbrojtjes publike dhe shtetërore”, tha Nuhiu.
Në kuadër të vizitës së sotme shefi i SPB Tetovë, Amir Dalipi e njoftoi Nuhiun me masat e ndërmarra dhe rezultatet nga aktivitetet për zbardhje dhe pastrim të oborrit të SPB Tetovë. Nuhiu theksoi se në MPB ka siguruar mjaftueshëm fonde konform strategjisë për riparim dhe rregullim të objekteve tjera në kuadër të SPB Tetovë që do të fillojë me realizim për dy deri tre muaj.