Shkup, 13 korrik – Skuadra e Dritës e cila drejtohet nga trajneri shkupjan, Ardian Nuhiu ka arritur t’i marrë një pikë në udhëtim Prishtinës në javën e 30 në Superligën e Kosovës. Ndeshja përfundoi 1-1, ndërsa trajneri Ardian Nuhiu ka thënë se është mjaftë i lumtur me lojën që tregoi skuadra gjilanase.
“Mendojë që niveli i lojës sot ishte i mirë, kemi bërë një takim shumë të mirë pas një rezultati negativ, ekipi reagojë mirë, krijuam edhe raste dhe me pak fat mund të fitonim. Prishtina pos golit, kishte vetë një goditje në shtyllë dhe mendoj që ne kishim më shumë nga loja dhe me më pak përqendrim, kemi mundur të fitojmë. I paralajmërova lojtarët që të kemi topin më shumë në këmbë, ku krijuam rastet dhe shënuam golin e barazimit, por kemi mundur të shënojmë edhe më shumë”, theksoi Ardian Nuhiu.
Duelin ndaj Prishtinës e komentoi dhe mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi. Mbrojtësi i Dritës tha se rezultati baras ishte real, ndërsa me pak fat mendon se skuadra e tij ka mundur të fitojë.
“Një ndeshje ndaj një rivali kryesor, ndeshje ishte e hapur dhe mendojë që ky rezultat ishte i drejtë. Kishim një shpërqendrim në pjesën e parë, ne vazhduam ta kërkojmë lojën tonë, e ruajtëm qetësin duke barazuar, ku në fund me pak fat, kemi mundur të fitojmë. E rëndësishme është që kur biem në fushë të ngritemi shumë fortë, dhe ne u ndritëm dhe treguam një lojë të ekipit të pozitës së parë, ku me meritë jemi aty”, tha Cuculi.
Drita vazhdon të jetë lider me 65 pikë, ku kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar.