Shkup, 20 dhjetor – Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se nuk pajtohet me listën që Ministria e Drejtësisë ka propozuar deri tek Presidenca për për falje të të burgosurve. Nuhiu thotë se propozimet vijnë nga drejtoritë e burgjeve. “Propozimet e Drejtorive të burgjeve për të falur të burgosur të caktuar të cilët me veprat e tyre të kriminalizuara shqetësuan qytetarët dhe dridhën themelet e shtetit asnjëherë nuk do ta kenë mbështetjen time dhe nuk duhet ta kenë as mbështetjen e dikasterit të drejtësisë”, ka shkruar mes tjerash Nuhiu.